PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

by Nexhat

Drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci dhe Kryeshefi i Kompanisë “Pastrimi” Petrit Reçica, janë duke u përballur në Pressing në T7 për çështjen e mbeturinave në Prishtinë.

Reçica tha se Komuna e Prishtinës nuk ka paguar që pesë muaj, ndërsa Brestovci tha se “nuk është e vërtetë”.

banner

Pjesë nga përballja e tyre:

Brestovci: Jemi ballafaqu me një bojkot pune prej Ndërmarrjes Pastrimi, me një gjysmë paralajmërimi që janë në një situatë të vështirë financiare dhe që brenda pak ditëve nuk do të jenë mundësitë të pajisen me naftë. Ndërprenë punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Reçica: Ajo çka e tha Drejtori është pak e paqëndrueshme sepse ne nuk i kemi njoftu njëherë, por disa herë. Kompania nuk ka para, nuk ka inkasim. Ndërkohë komuna ka bo thirrje të jashtëligjshme, i fton qytetarët të paguajnë në komunë, derisa vetë nuk e paguan Pastrimin për shërbimin. Që pesë muaj nuk ka paguar komuna, mbi 2.7 milionë euro është kostoja.

Brestovci: Nuk është aspak e vërtetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy