Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.
Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.
Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.
Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.
Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me 4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.

Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.
Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.
Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda./Top Channel
