PRIZREN/ Gjuajti me armë, arrestohet i dyshuari në Korishë

by Nexhat

Derisa ishin duke zhvilluar pikë kontrolli, Policia në Korishë të Prizrenit ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe e kanë gjetur vendin e ngjarjes.

“Më datë 18.05.2025, rreth orës 00:20, në fshatin Korishë, përderisa patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka qenë duke zhvilluar pikë kontrolli, në afërsi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar lokacionin, i cili ishte një lokal kafe-bar.”

banner

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë dhe gjashtë gëzhoja.

“Patrulla policore ka siguruar vendngjarjen dhe, me urdhër të prokurorit, është bastisur lokali. Në vendngjarje, gjatë bastisjes, është gjetur një pistoletë si dhe 6 (gjashtë) gëzhoja. Provat janë marrë nga njësia e krim-teknikës dhe hetuesi kujdestar.”

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari që ka shtënë me armë është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Në këtë rast është sekuestruar arma dhe janë filluar hetimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy