Reçica kundërshton deklaratat e Brestovcit: Për kontratën 1.5 milionëshe, nuk jam i njoftuar

by Nexhat

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica ka mohuar se ekziston ndonjë marrëveshje zyrtare mes Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjes që ai drejton rreth menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë marrëveshje. Isha në takim te Avokati i Popullit, komuna e ka kërku me shty për sot takimin e përbashkët dhe nuk ka ardhur. Unë nuk e di çfarë kanë diskutuar, por për marrëveshje zyrtarisht nuk jam njoftuar,” tha Reçica

banner

Ai gjithashtu mohoi të jetë ftuar në ndonjë takim për nënshkrim të kontratës që u përmend nga drejtori Brestovci.

“Marrëveshje nuk ka, dhe nuk më kanë ftuar në takim për ndonjë marrëveshje,” shtoi Reçica.

Kryeshefi i “Pastrimit” ngriti dyshime edhe mbi përfaqësimin sindikal me të cilin, sipas komunës, ishte zhvilluar takimi

“Ajo që e ka taku në fillim ‘live’ nuk është sindikatë. Nuk e di unë as kush janë ata. Janë pjesë e ‘Pastrimit’, por sa e di unë nuk janë të regjistruar dhe nuk e di mbi bazën e çkafit janë taku. Janë pak dosta, ndoshta për atë i ka thirr në takim,” deklaroi ai.

Reçica sqaroi se sindikata që protestoi sot është sindikata e dytë dhe se ai vetë prej 10 muajsh po kërkon një takim zyrtar për të adresuar problemet reale të punëtorëve.

“Që 10 muaj ju kërkoj takim rregullisht, të ulemi dhe të zgjidhim problemin në tavolinë. Lëreni këto ping-ponga e lojëra të fëlliqura politike,” u shpreh Reçica.

Sa i përket kontratës prej 1.5 milion euro të përmendur nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, Reçica thotë se nuk është i sigurt për çfarë bëhet fjalë

“Nëse bëhet fjalë për atë të prillit, unë i kam dërgu email katër herë për me më ftu me nënshkru. Por ajo nuk është fort për grumbullim të mbeturinave, ajo është për hapësira sipërfaqësore në ndonjë lagje, mini-park,” sqaroi ai.

Megjithatë, Reçica thotë se “Pastrimi” është i gatshëm të nënshkruajë çdo marrëveshje që siguron pagesat e duhura për ndërmarrjen.

“Neve na duhen pagesat dhe paratë tona, dhe ne i nënshkruajmë çfarëdo marrëveshje. Ne nuk i kemi thënë jo,” përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy