22
Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me një aparat laserik për trajtime urologjike, duke u bërë institucioni i parë publik në vend që ofron shërbime të tilla.
Aparati do të përdoret për thyerjen e gurëve në veshka, eliminimin e tumoreve në traktin urinar, trajtimin e prostatës.
Donacioni është realizuar me iniciativë të Konsullatës së Austrisë në Pejë dhe me ndihmën e Prof. Alfred Hold. Pajisja u pranua nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Dr. Fahri Hasani, dhe ish-drejtori Dr. Fazli Shala, i cili kishte bërë kërkesën për këtë pajisje.
Në shenjë falënderimi, spitali ndau mirënjohje për kontribuesit.