“U manipuluan votat e diasporës”, Ivi Kaso: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat

by Nexhat

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se votat e ardhura nga diaspora, janë dëshmi e dështimit të procesit zgjedhor.

Ky proces është tashmë i kompromentuar rëndë dhe jo legjitim”, shprehet Kaso ndërkohë që i kërkon KQZ të mos miratojë asnjë rezultat për diasporën

banner

Deklarata e plotë:

Teksa po numërohen votat e fundit të diasporës, procesi jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë qesharak, por qartazi u ka dalë nga duart atyre që projektuan këtë masakër elektorale.

Dështimi katastrofik i këtij procesi ngado, po veçanërisht në Greqi, shpaloset përditë, me prova, para syve të qytetarëve.

– Pas rasteve të panumërta të denoncuara nga bashkëatdhetarët tanë, të zarfeve të mbërritur bosh pa fletë votimi, të zarfeve të shpërndarë nga patronazhistë, paradoksalisht këtej numërohen shumë më shume fletë votimi se sa zarfe të ardhura;

– Pas zarfeve të mbërritur për në qarkun Durrës që përmbanin vota për Gjirokastrën,

– Pasi KQZ ende sot nuk di të na thotë së sa fletë votimi ka vulosur për diasporën, … e sa e sa raste çudirash të tilla,

Ky proces është tashmë i kompromentuar rëndë dhe jo legjitim.

Për më tepër ai reflekton edhe atë që ka ndodhur Brenda vendit, nëpërmjet të njëjtit mekanizëm!

Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.

Gjithashtu i kërkojmë KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.

Ky proces tashmë ka rënë totalisht.

Ne nuk mund të shpëtojmë, për fat të keq, fytyrën e këtij procesi i cili, me këmbënguljen e Partisë Demokratike synonte t`u jepte të drejtën e munguar shqiptarëve jashtë Shqipërisë, por që u korruptua në palcë dhe u disintegruar përpara syve të gjithë shqiptarëve, në saj të vullnetit të mbrapshtë të kësaj mazhorance!

Faleminderit!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy