Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke e cilësuar atë si shpifëse, denigruese dhe joetike.
AKK e konsideron këtë deklaratë një sulm institucional ndaj Drejtorit Ekzekutiv Sazan Ibrahimi dhe një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për fatin e Grantit të Performancës Komunale.
Sipas AKK-së, mosqartësimi nga ana e MAPL-së për aplikimin në fondet IPA III 2025–2027 rrezikon deri në 15 milionë euro të mbështetjes nga Bashkimi Evropian për komunat.
AKK kërkon tërheqjen e gjuhës fyese nga MAPL, kërkim falje publike dhe kthim në bashkëpunim institucional, ndërsa alarmon partnerët ndërkombëtarë për ndikimet e mundshme negative në transparencën dhe llogaridhënien komunale.