Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren, propozohet edhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj I.P, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

PSRKS ka propozuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

banner

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më në mars të këtij viti, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.

“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.

Ndërsa thuhet se prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale.   

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy