Dy motrat nga Gjilani diplomojnë me sukses në Universitetin prestigjioz “Yale” në SHBA

by Nexhat

Edona dhe Anisa Murseli, dy motra nga Gjilani, kanë kurorëzuar sot me sukses rrugëtimin e tyre akademik në njërin prej universiteteve më prestigjioze në botë – Yale University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edona ka përfunduar studimet në nivelin Master, ndërsa Anisa ka diplomuar në nivelin Bachelor, duke sjellë një moment krenarie për qytetin e Gjilanit.

banner

Për këtë arritje të veçantë ka reaguar edhe kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili e ka cilësuar këtë sukses si një moment të veçantë për qytetin

“Më gëzuan pamasë sukseset e motrave nga Gjilani, Edonë e Anisë Murseli, të cilat diplomuan në Universitetin prestigjioz të SHBA-ve, Yale University, në nivelin master, përkatësisht bachelor”, ka shkruar Haziri.

Ai ka kujtuar se para katër vitesh, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, kishte pritur Anisën para nisjes së saj drejt SHBA-së, duke e prezantuar atë si një vlerë të veçantë që do të frymëzonte të rinjtë e tjerë

“Anisën, e cila kishte nisur këtë rrugë para katër vitesh, e pata pritur në cilësinë e kryetarit të Gjilanit, duke e prezantuar para qytetarëve si vlerë të madhe tonën në formë motivimi për të rinjtë. Dhe, ju kam thënë, mbajeni mend këtë emër”, ka shkruar ai.

Yale University renditet ndër 10 universitetet më të mira në botë, dhe diplomimi i dy motrave Murseli në këtë institucion të lartë akademik përbën një dëshmi të përkushtimit, punës dhe talentit që ato përfaqësojnë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy