FERIZAJ/ Dyshohet se vodhi laptop, aparat fotografik dhe hard disk- arrestohet 32 vjeçari

by Nexhat

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot është arrestuar një person që dyshohet se ka kryer vjedhje në një veturë në Ferizaj.

Bëhet fjalë për një laptop “Apple”, aparat fotografik “Sony” dhe një hard disk, vlera e të cilave arrin në 6 mijë e 200 euro.

banner

“Me datën 20.05.2025, në ora 11:30, një person ka raportuar në polici se mse datën 19.05.2025 në qendrën ” The Village-Shopping & Fun” Në Ferizaj kishte vërejtur vjedhjen e një laptopi të markës “Apple”, një aparati fotografik profesional “Sony” dhe një hard-disku, që ndodheshin në automjetin e shokut të tij, të tipit Mercedes. Sipas të dëmtuarit, vlera e pajisjeve të vjedhura ishte rreth 6,200 euro.”

I dyshuari është R.I., 32 vjeçar, i cili ka deklaruar se pajisjet i kishte shitur te personi, M. B, 32 vjeçar, i cili u gjet në fshatin Babush dhe nga i cili u sekuestruan pajisjet.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Ferizajt, pas pranimit të informatës, ka verifikuar  kamerat e sigurisë, ku është identifikuar automjeti dhe personi i dyshuar R. I, 32 vjeçar, i cili me pas është arrestuar në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt dhe i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes. Ai ka deklaruar se pajisjet i kishte shitur te personi, M. B, 32 vjeçar, i cili u gjet në fshatin Babush dhe nga i cili u sekuestruan pajisjet. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili autorizoi intervistimin dhe vendosi për lirimin e të dyshuarve, ndërsa janë iniciuar rastet penale : “Vjedhje e rëndë”, ndaj R. I dhe rasti tjetër ” Pranimi i mallrave të vjedhura” ndaj M. B. Pajisjet e sekuestruara do t’i kthehen të dëmtuarit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy