Foshnja e braktisur në një qese u gjet pa shenja jete – Policia jep detaje

by informim peje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 19 maj 2025 në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur brenda një qeseje plastike në një deponi mbeturinash.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

banner

Sipas policisë, një qytetar kishte njoftuar autoritetet pasi kishte hasur në foshnjën e braktisur. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se foshnja kishte ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:
“Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.”

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të identifikuar personin apo personat përgjegjës për këtë akt të rëndë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy