FUSHË KOSOVË/ Aksidenti tragjik, DKA shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënëses

by Nexhat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku dy persona të gjinisë femërore vdiqën si pasojë e një vetaksidenti.

Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit e kësaj komune ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Anita Vrellakut, e cila kishte qenë nxënëse e shkollës “Minatori”.

banner

“Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të thellë me familjen Vrellaku, miqtë dhe komunitetin shkollor që patën fatin ta njohin Anitën – një vajzë e sjellshme, e talentuar dhe e dashur për të gjithë”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të drejtorit Fatlum Berisha.

“Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që jemi pjesë e arsimit në Fushë Kosovë. U prehtë në paqe!”, thuhet ndër të tjera në telegram 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy