Gjenden struktura arkeologjike, ndalen punimet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

by Nexhat

Gjatë punimeve për vendosjen e kabllove elektrike në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ekipet kanë hasur në struktura arkeologjike.

Për këtë arsye, punimet janë ndërprerë përkohësisht nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

banner

Burime brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e kanë konfirmuar për Dukagjinin ndaljen e tyre për shkak të gjetjeve arkeologjike.

Punimet janë zhvilluar pa leje nga institucionet përgjegjëse për trashëgimi kulturore, ndonëse zona është e mbrojtur.

Leja për punimet është dhënë nga Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me arsyet e ndërprerjes së punimeve.

Ndërkohë, për një rast të ngjashëm në rrugën “Qamil Hoxha”, Komuna nuk ka respektuar ndalimin e punimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy