“Komandant Çeliku”, “parti simotër me VV”, Kurti thotë se AAK dhe NISMA e shfrytëzuan njëra- tjetrën për te hyrë në Kuvend

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar rikthimin e partisë Nisma në Kuvend, ku liderit të kësaj partie, Fatmir Limaj iu drejtua me “Komandant Çeliku”.

Kurti tha se NISMA duhet të jetë parti simotër me VV’në.

banner

“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant Çeliku u kthye në Kuvend, që Nisma Socialdemokrate, që duhej të jetë parti simotër me VV-në, i ka tre deputetë në Kuvend”.

Tutje, ai thotë se NISMA ia mundësoi AAK’së kalimin e pragut, pasi sipas tij, AAK’ja në këto zgjedhje do të mbetej nën prag.

“Por le të mos harrojmë një gjë tjetër, jo vetëm që u rikthye Fatmir Limaj në Kuvend, por njëkohësisht ia mundësoi AAK-së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK-ja kësaj radhe do të ngelej nën prag. Nisma Socialdemokrate është në Kuvendin e Republikës”, tha ai në RTK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy