Kosova ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës nga Brazili për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve

by informim peje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë një masë parandaluese duke ndaluar përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili, pas konfirmimit të një shpërthimi të gripit të shpendëve (H5N1) në këtë shtet.

Ndalimi hyn në fuqi më 20 maj 2025 dhe është ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit në territorin e Kosovës. Ky vendim është në përputhje me praktikat ndërkombëtare, duke pasuar shembujt e Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera që kanë pezulluar gjithashtu importet e mishit të pulës nga Brazili.

banner

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që ndikon kryesisht në shpendët dhe, në raste të rralla, mund të përhapet te njerëzit. Pavarësisht se nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, AUV e ka cilësuar këtë masë si të domosdoshme për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë, duke u mbështetur në zhvillimet e mëtejshme të situatës epidemiologjike në Brazil.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy