Lekaj: VV po e përdor Albulena Haxhiun për të çuar vendin në zgjedhje

by Nexhat

Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për strategji të qëllimshme politike që synon bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

Sipas Lekajt, emri i Albulena Haxhiut po përdoret nga VV si mjet për të penguar krijimin e institucioneve, në një përpjekje për të rikthyer pushtetin përmes krizës.

banner

“Vetëvendosje po e përdor qëllimisht emrin e Albulena Haxhiut për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo nuk është rastësi, por një strategji e paramenduar për të pamundësuar krijimin e institucioneve dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të reja,” tha Lekaj.

Ai shtoi se kjo sjellje përbën abuzim me demokracinë dhe një formë shantazhi ndaj sistemit dhe qytetarëve.

“Kur e kuptojnë që nuk mund ta kenë pushtetin, provojnë ta djegin terrenin që t’u japet edhe një herë mundësia. Ky është abuzim me demokracinë, është shantazh ndaj sistemit dhe ndaj qytetarëve,” deklaroi ai për GazetaBlic

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy