Memli Krasniqi pret Ambasadorin e Italisë, thekson nevojën urgjente për daljen nga bllokada politike në Kosovë

by informim peje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë takimit, Krasniqi ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për të dalë nga bllokada politike që po e pengon zhvillimin e vendit.

banner

Ai gjithashtu ka deklaruar se PDK-ja është gjithmonë e gatshme për komunikim me faktorët vendorë dhe me miqtë ndërkombëtarë.

“Qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme. PDK-ja ka dëshmuar se është gjithmonë e gatshme për komunikim – me të gjithë faktorët vendorë dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë – për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy