Ministria nuk i përgjigjet Komisionit Evropian, Kosovës i kushton 15 milionë euro: AKK kritikon MAPL-në për papërgjegjësi

by engel

Një refuzim i bërë së fundi nga Komisioni Evropian mund të ketë pasoja serioze financiare për komunat e Republikës së Kosovës. Sipas kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, si pasojë e një papërgjegjësie të shfaqur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), vendi mund të humbasë deri në 15 milionë euro që ishin të destinuara për komunat përmes projektit DEMOS.

Në një deklaratë dhënë në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Ibrahimi tha se problemi ka lindur në takimin e fundit të komunitetit drejtues, ku MAPL-së i ishte dhënë një afat prej 30 ditësh për të përfshirë vërejtjet e Komisionit Evropian në dokumentacionin përkatës. Sipas tij, ministria ka dështuar të veprojë në kohë dhe me përgjegjësi.

banner

“Komunat po rrezikojnë shumëçka, por tashmë jemi duke e diskutuar një refuzim nga Komisioni Evropian për MAPL-në që mund t’i kushtojë komunave të Republikës së Kosovës deri në 15 milionë euro. Këto mjete financiare janë të dedikuara për komunat në kuadër të projektit Demos. Problemi ka lindur në takimin e fundit të komunitetit drejtues ku ka pasur kohë 30 ditë MAPL-ja që vërejtjen nga ky komision t’i inkorporojë, mirëpo sipas mendimit tonë ministria ka treguar papërgjegjësi totale“, deklaroi Ibrahimi.

Projekti DEMOS, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, synon përmirësimin e qeverisjes lokale dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët në nivel komunal. Nëse këto fonde nuk sigurohen, ndikimi në projektet infrastrukturore dhe sociale të komunave pritet të jetë i konsiderueshëm.

AKK ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi institucionale për këtë dështim dhe ka kërkuar që MAPL-ja të japë sqarime të detajuara për këtë situatë që mund të ketë pasoja të rënda për zhvillimin lokal.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga MAPL-ja në lidhje me këto akuza dhe situatën me fondet e Komisionit Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy