Nait Hasani paralajmëron trazira nëse dënohet Hashim Thaçi: “Po gjykohet lufta jonë, jo krimet e Serbisë”

by informim peje

Deputeti i PDK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dënohet.

Gjatë një interviste në emisionin “Politiko”, Hasani u shpreh se drejtësia ndërkombëtare po ndëshkon ata që drejtuan luftën për liri, ndërsa krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia mbeten të pandëshkuara.

banner

“Gjithë ky krim, gjithë këto masakra, gjithë ky gjenocid, ky tmerr – ne ende sot jemi duke u përball me Gjykatën Speciale në Hagë. Sot i kemi njerëzit që e kanë drejtu luftën atje. Atje po gjykohet lufta jonë, historia jonë”, tha Hasani.

Ai ngriti shqetësimin se një vendim dënues për Thaçin mund të shkaktojë destabilizim në rajon:

“Nëse gjykohet Hashim Thaçi, kush na siguron neve që nuk do të ketë trazira në rajon? Një luftë e jona, një liri e jona me dalë në bankë të të akuzuarve.”

Hasani theksoi gjithashtu se shumica e akuzave nuk lidhen me ngjarje pas lufte, por me periudhën e saj, duke e cilësuar procesin si të njëanshëm dhe të padrejtë në raport me vuajtjet e popullit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy