“Prishtina Parkingu” ka gati rregulloren e re, çfarë pritet të ndodhë me fatin e punëtorëve të ndërmarrjes

by Nexhat

Gjykata Supreme i ka shfuqizuar nëntë dispozita të Rregullores mbi të cilën funksionon ndërmarrja publike “Prishtina Parking”, duke konstatuar se ajo ka ushtruar kompetenca në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Të jashtëligjshme janë cilësuar edhe bllokimi i automjeteve dhe ndëshkimi i pronarëve.

E në një përgjigjje të “Prishtina Parking”  për “Indeksonline”, thuhet se ndermarrja së bashku me ekipin ligjor janë duke i adresuar  të gjitha çështjet e ngritura nga gjykata.

banner

“Ndërmarrja ka pranuar vendimin dhe, bashkë me ekipin ligjor dhe në konsultim me aksionarin, jemi duke punuar në adresimin e të gjitha çështjeve të ngritura nga Gjykata. Vendimi i Gjykatës ka shfuqizuar pjesërisht disa nene të Rregullores së ‘Prishtina Parking’, përfshirë dispozita që prekin instrumente të rëndësishme për funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjes”, thuhet në përgjigjjen e Prishtina Parking.

Në përgjigjje po ashtu thuhet se zbatimi i gjykatës është i padiskutueshem, mirëpo po punojnë me përkushtim që gjatë këtij procesi,  të mos cenohet ndermarrja dhe të mos prekën punëtorët.

 “Zbatimi i vendimeve të gjyqësorit është i padiskutueshëm për ne. Megjithatë, jemi të përkushtuar që gjatë këtij procesi të sigurojmë që ndërmarrja të mos cenohet, dhe që të mbrojmë të gjitha funksionet e saj esenciale. Në këtë kontekst, një nga prioritetet tona është që të mos preken punëtorët dhe të ruajmë numrin aktual të të punësuarve, veçanërisht në një kryeqytet që po rritet me shpejtësi si në aspektin e zonave të banueshme, ashtu edhe të fluksit të automjeteve që hyjnë dhe dalin çdo ditë”, thuhet në përgjigjjen e Prishtina Parking.

E Prishtina Parking po ashtu po e sheh këtë si një rast të mirë që të adresojnë çështje tjera, që ndikojnë në rritjen e përformansës dhe se janë në proces të hartimit të një Rregullore të re, e cila do t’i reflektojë këto qëllime dhe nevoja.

“Gjithashtu, ky është edhe një rast i mirë për ne që të adresojmë shumë çështje tjera që ndikojnë në rritjen e performancës, funksionalitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë konsumatorëve. Jemi në proces të hartimit të Rregullores së re, e cila do të reflektojë këto qëllime dhe nevoja”, thuhet në përgjigjjen e “Prishtina Parking”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy