Ish-deputeti Donat Syla në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” ka treguar se pse sipas tij Koalicioni për Familjen nuk e kaloi pragun.
Ai tha se nisma kishte periudhë të shkurtë për të operuar, dhe përmendi se në Prishtinë Koalicioni për Familjen ka dalë partia e katërt më e votuar.
“Kishte mungesë të kohës për t’i homogjenizuar pikëpamjet dhe për të dalur me një platformë konkrete që të shpërndahej para elektoratit”.
Ai theksoi se partia në pushtet, LVV i kishte luftuar.
“Partia në pushtet kishte frikë nga ky grupim dhe kishte sulme të vazhdueshme ndaj këtij organizimi politik por edhe krahu radikal ka pasur sulme të vazhdueshme sepse bindjet e mia janë liberale. Dhe ka pas përpjekje për portretizim se ky person dhe kjo frymë nuk është ajo çka përfaqësohet në Koalicionin për Familjen”, tha Syla,