Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

by Nexhat

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për mbështetjen që i dhanë Partisë Socialiste. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga takimet me diasporën dhe ka theksuar se mbështetja e tyre është një sinjal i fortë për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE”, ka shkruar Rama.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy