Takimi i Nexhmedin Spahiut me Gjuriq: “Ka qenë në interes të Kosovës”

by engel

Tri ditë më parë, analisti politik dhe intelektuali kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Beograd – takim ky që u bë publik përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, dhe që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Për të sqaruar arsyet dhe natyrën e këtij takimi, Spahiu foli në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ku u shpreh se takimi me Gjuriqin duhet parë si një hap që mund të kontribuojë pozitivisht për interesat e Kosovës.

banner

“Në kohën e duhur kam bërë atë që duhet me bë për Kosovën, ky është shpjegimi. Kosova duhet me marrë njohje ndërkombëtare, duhet me u njoft nga Serbia sepse 75 njohje varen krejt prej Serbisë. Është sukses, kur ministri i jashtëm pranon intelektual nga Kosova”, deklaroi Spahiu.

Ai theksoi se takimi është zhvilluar në një cilësi joformale, por mbetet i bindur për vlerën dhe peshën që ai përçon në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Takimi u bë në cilësi joformale, mirëpo pas meje janë veprat e mia,” shtoi ai.

Megjithëse nuk u dhanë shumë detaje për përmbajtjen konkrete të diskutimeve, vetë fakti që një figurë publike nga Kosova u prit nga një ministër i qeverisë serbe është konsideruar si veprim i guximshëm nga disa, ndërsa i papranueshëm nga të tjerë.

Në një klimë politike të brishtë dhe të ndërlikuar, takime të tilla mbeten gjithmonë subjekt i interpretimeve të ndryshme – mes pragmatizmit politik dhe ndjeshmërive kombëtare. Mbetet për t’u parë nëse ky takim do të prodhojë ndonjë efekt konkret në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy