Bislim Zogaj, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës ka dhënë detaje në lidhje me këtë masakër.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka treguar momentin kur të plagosurit kërkonin ndihmë dhe u shpreh se ato s’kena nuk mund të harrohen kurrë.
Zogaj gjithashtu tregoi edhe një rast nga kjo masakër, ku trutë e njërit prej të plagosurve i kishin mbetur në dorë.
“Kërkonin nga ne që t’u qëndronin pranë dhe t’u ndihmonim dhe thërrisnin “mos na leni vet”, ishte e pamundur t’i ndihmoje atyre, kurse të tjerët kishin plagë që mund t’ua shpëtoje jetën”.
“Pastaj, në këto dilema si të veprohet, është momenti më i vështirë i jetës që mund ta përjetojë dikush dhe kjo skenë është e pamundur të harrohet dhe saherë që më kujtohet, ndoshta më herët edhe mosha e ka bërë të veten, e kam tejkaluar më lehtë, po gjithmonë po më ngarkon kjo skenë”.
“Njëri prej të plagosurve, kur ia ka futur dorën nën kokë dhe kam hequr dorën, më kanë mbetur trutë, i cili ende frymonte, por sigurisht që vdiq”, u shpreh si.