Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në veri të vendit, ku është kontrolluar banesa e një personi.
Si rrjedhojë e këtij aksioni policia ka konfiskuar jelek antiplumb, gas mask, karikator me fishekë dhe substanca narkotike.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
“Më date 21.05.2025 rreth orës 11:00 pas marrjes se informatave nga tereni për posedim te narkotikeve, nga njësia e DHTN-s Mitrovice Veri ne asistim edhe te Regjionit Mitrovica e Veriut është kontrolluar banesa e te dyshuarit M. J. i lindur me 2001. Gjatë kontrollit ne banesë janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si vijon: Dy copë jelek taktik antiplumb, një gas mask, 14 Karikator te Ak/47, 256 Fishek te Ak/47, 24 Fishek 7.62 mm dhe substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 gram.”, ka thënë Elshani.
Ai ka shtuar se i dyshuari është dërguar ne stacionin policor në veri të Mitrovicës për procedura të mëtejme.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i P.TH Mitrovicë i cili udhëzon që rasti të iniciohet dhe i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë”, ka thënë Elshani.

