Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë janë dukshëm më shtrenjtë se në Gjermani

by informim peje

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nga ky muaj për 16.1% ka nxitur një valë shtrenjtimesh në vend, duke e vështirësuar edhe më tej situatën ekonomike dhe sociale.

Konsumatorët po ankohen se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur dukshëm, në shpërputhje me pagat e tyre në sektorin publik dhe privat.

banner

Paga mesatare në Kosovë është nën 600 euro, e cila është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet elementare të familjeve kosovare, marrë për bazë inflacionin e lartë në vend.

Shembull domatet në tregun e Kosovës shiten deri në 1.99 euro për kilogram, ndërsa në Gjermani, me zbritje, konsumatorët i blejnë për vetëm 1.19 euro. Trangujt 1.29 euro në Kosovë, ndërsa në Gjermani, me ofertë, vetëm 0.85 euro.

Përveç produkteve ushqimore, çmimet e larta kanë prekur edhe konsumin ditor madje edhe një kafe tashmë është bërë “luks” për shumë qytetarë. Në disa qytete të Kosovës, çmimi i një kafeje ka arritur deri në 2 euro, duke i rivalizuar çmimet e vendeve të Evropës.

Rritja e energjisë elektrike gjithashtu ka krijuar një efekt zinxhir në sektorët e tjerë – nga prodhimi e deri te shërbimet më të vogla. E në mungesë të ndërhyrjes së institucioneve për të kontrolluar çmimet ose për të mbrojtur konsumatorin, tregu ka filluar të “vetëshkruajë” çmimet në dëm të qytetarëve.

Themeluesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve në tregun e Kosovës, duke theksuar se problemi është shumë më i thellë sesa thjesht rritja e kostos së energjisë.

Ai thotë se shtetet eksportuese zakonisht i subvencionojnë eksportet e tyre, prandaj produktet e importuara në Kosovë do të duhej të ishin më të lira. Por ndodh e kundërta thotë ai, në Kosovë çmimet janë më të larta dhe konsumatori e pëson.

“Çdo eksport i subvencionuar që te ne vjen si import do të duhej të ishte me çmim më të lirë te ne. Në Gjermani shembull ndodhë e kundërta, në Kosovë konsumatori jo që nuk ka mbrojtje por e ka “sallamadi” kushdo sa të do mund të marrë nga konsumatori pa u turpëruar fare”, deklaron Kacaniku. /Frontonline

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy