Deputeti Rashiti: “Albin Kurti ka përfunduar politikisht – Ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë!”

by informim peje

Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit në Zvicër, ka komentuar intervistën e kryeministrit në detyre, Albin Kurti, të dhënë mbrëmë në Radio Televizionin e Kosovës, duke theksuar se kjo ka dëshmuar se lideri i Vetëvendosjes ka përfunduar politikisht.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rashiti ka shkruar se Kurti ka hyrë në një fazë të rënies të shpejtë.

banner

Ai ka shtuar se pas intervistës, është bërë e qartë se kryetari i VV-së nuk e kontrollon më narrativin politik që dikur ia impononte publikut dhe kundërshtarëve.

“Mbrëmë në RTK, ishte e qartë për çdo shikues se Albin Kurti ka përfunduar politikisht. Ai ka humbur ndikimin mbi narrativin politik që dikur e dominonte. Edhe më keq, idetë e reja që ai tenton të paraqesë, nuk po priten mirë. E gjithë kjo na tregon se ai ka hyrë në një fazë të rënies së shpejtë”, ka shkruar Rashiti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy