Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

by informim peje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku, sipas njoftimit zyrtar, u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me situatën e sigurisë së përgjithshme në vend, si dhe çështje me interes për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatës policore.

banner

Drejtori Hoxha theksoi se Policia e Kosovës, si një institucion profesional dhe i përkushtuar, po realizon me sukses objektivat e saj strategjike, duke kontribuar në ruajtjen e rendit kushtetues dhe në shërbim të qytetarëve në nivel vendi.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe nevojën për ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucionet e sigurisë.

Drejtori Hoxha shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy