22
Izraeli ka të ngjarë të ketë vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar, tha kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një konference për shtyp të mërkurën.
Sinwar është kreu aktual i grupit Hamas në Rripin e Gazës. Ai mori pushtetin nga vëllai i tij në tetor 2024.
“Ne eliminuam dhjetëra mijëra terroristë,” tha Netanyahu, duke shtuar për objektivat e Hamasit: “Ne eliminuam udhëheqësit e vrasësve Deif, Haniyeh, Yahya Sinwar dhe duket se eliminuam edhe Mohammed Sinwar.”
Netanyahu tha se Rripi do të jetë nën kontrollin e Izraelit në fund të luftës