“Finale për krenari dhe të ardhme”, Ruben Amorim me besim para përballjes me Tottenhamin

by Nexhat

Në prag të finales së Ligës së Evropës mes Manchester United dhe Tottenham Hotspur, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, mbajti një konferencë për shtyp në stadiumin “San Mames” në Bilbao. Me një sezon zhgënjyes në Ligën Premier, ku skuadra e tij është në vendin e 16-të, Amorim u shfaq i vendosur për të mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm evropian.

Gjatë konferencës, Amorim ishte i sinqertë dhe realist përpara sfidës finale.

banner

“Fitorja në Ligën e Evropës nuk do të na shpëtojë sezonin, por do të ishte një hap i madh përpara. Ne nuk duhet ta harrojmë çfarë kemi kaluar, por mund ta përdorim këtë moment si pikënisje për një të ardhme më të mirë”, ka thënë fillimisht Amorim në konferencën për shtyp.

Trajneri portugez vuri theksin edhe tek rëndësia e aspektit psikologjik në këtë finale.

Sa i përket gjendjes së skuadrës, Amorim konfirmoi se disa lojtarë kyç janë rikthyer nga dëmtimet.

“Dalot, Yoro dhe Zirkzee janë stërvitur me ekipin, por do të kemi kujdes me minutat që do u japim. Nuk duam të rrezikojmë asnjë”.

Amorim theksoi gjithashtu se finalja është një provë edhe për të si trajner.

“Unë nuk jam këtu për të justifikuar të kaluarën, por për të ndërtuar të ardhmen. Kjo ndeshje është një mundësi për të treguar se Manchester United është ende një forcë në Evropë”, tha ai me vendosmëri

“Lojtarët e dinë çfarë përfaqëson kjo ndeshje. Nuk është vetëm për një trofe, por për krenarinë e klubit, për tifozët që kanë vuajtur dhe për të ardhmen tonë në garat evropiane”

Përballja me Tottenhamin shihet si një mundësi për të dyja skuadrat që të shpëtojnë sezonin dhe të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

“Kjo është një ndeshje e madhe për të dyja skuadrat. Respektojmë Tottenhamin, por besojmë se mund të fitojmë nëse japim maksimumin”, përfundoi portugezi.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në “San Mames”, me fillim në orën 21:00. Tifozët e United shpresojnë që nën drejtimin e Amorim, klubi të rikthehet në lavdinë e dikurshme dhe të hapë një kapitull të ri në historinë e tij evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy