FMN përfundon rishikimin për Kosovën: Rritje stabile ekonomike dhe përparim në reforma fiskale

by engel

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjes për Instrumentin e Mbështetjes dhe Qëndrueshmërisë (SBA dhe RSF) për Kosovën, duke vlerësuar progresin ekonomik dhe fiskal të vendit si të qëndrueshëm dhe premtues për të ardhmen.

Në komunikatën zyrtare pas përfundimit të rishikimit, FMN thekson se Kosova ka shënuar një performancë të fortë ekonomike në vitin 2024, me një rritje prej 4.4%, e nxitur kryesisht nga konsumi i familjeve dhe zgjerimi i kredive private. Sipas vlerësimeve, inflacioni ka rënë ndjeshëm në 1.6%, krahasuar me 4.9% në vitin 2022.

banner

Megjithatë, raporti shënon edhe disa sfida. Deficiti i llogarisë së jashtme është zgjeruar në 9% të BPV-së, si pasojë e rritjes së importeve për shkak të konsumit dhe investimeve të shtuara. Edhe pse tensionet tregtare mbeten një faktor pasigurie, FMN parashikon një rritje ekonomike stabile prej 4% për vitin 2025, me inflacionin që pritet të stabilizohet në 2.25%.

Disbursime të reja dhe vlera e përgjithshme
FMN ka bërë të ditur se në kuadër të këtij rishikimi janë disbursuar:
SDR (Special Drawing Right) 13.352 milionë (rreth 16.08 milionë euro) në kuadër të SBA-së (Stand-By Agreement),
SDR 7.744 milionë (rreth 9.32 milionë euro) në kuadër të RSF-së (Resilience and Sustainability Facility ).

Kësisoj, shuma totale e disbursimeve për Kosovën arrin në:
SDR 80.122 milionë (rreth 96.5 milionë euro) nga SBA-ja,
dhe SDR 61.95 milionë (rreth 74.61 milionë euro) nga RSF-ja.

Përparim në qeverisje dhe reforma strukturore
Zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së dhe kryetar i përkohshëm, Bo Li, ka përgëzuar institucionet e Kosovës për përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, menaxhimit të investimeve publike, si dhe për rritjen e transparencës fiskale.

“Reformat në sektorin financiar kanë forcuar qeverisjen, kapitalizimin dhe likuiditetin e bankave, duke krijuar një bazë më të fortë për zhvillim ekonomik afatgjatë,” tha Bo Li.

Ai shtoi se ky progres ka qenë i rëndësishëm për mbështetjen e agjendës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, si dhe për përmbushjen e objektivave klimatike dhe energjetike, përfshirë angazhimin në burime të rinovueshme dhe bashkëpunim rajonal në sektorin energjetik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy