FSK stërvitet me Gardën Kombëtare të New Jerseyt dhe oficerë të Shqipërisë

by Nexhat

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetë nga Qendra për Studime Universitare e FSK-së, morën pjesë në stërvitjen “Eagle Strike 2025”.

Stërvitja u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri, nën drejtimin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

“Pjesë e këtij trajnimi ishin gjithashtu kadetë nga Kursi i Përgatitjes për Oficerë i FARSH-së dhe kandidatë për oficerë nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, duke forcuar bashkëpunimin, zhvillimin e lidershipit dhe ndërveprimin ndërmjet forcave partnere.

Gjatë këtij trajnimi, kadetët u angazhuan në skenarë realë të nivelit taktik, duke përfshirë planifikim ushtarak, manovrime në terrene të vështira dhe kapërcimin e pengesave ujore. Një përgatitje e plotë për përballje me sfida komplekse në operacione të ardhshme” thuhet në njoftimin e FSK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy