Gjermania dhe Italia, dy opsione për Nedim Bajramin

by Nexhat

Nedim Bajrami e ka përfunduar sezonin e tij të parë me Glasgow Rangersin në mënyrën më të vështirë të mundshme.

Pas një kalimi me shpresa të mëdha në skuadrën e madhe të Skocisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka kaluar një vit të komplikuar, i cili e ka lënë me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij.

banner

Bajrami do të largohet nga Skocia në merkaton e verës, edhe pse është në kontratë me Rangersin.

Në këtë situatë të pasigurt, ndoshta një largim nga Rangersi mund të jetë një mundësi për Bajramin për ta rifituar besimin dhe për ta gjetur një vend ku ai mund t’i shfaqë më mirë aftësitë e tij.

“Panorama Sport” mëson se Bajrami ka mundësi të largohet nga Skocia dhe i ka dy mundësi që duken më të mundshme për të ardhmen e tij: një rikthim në Serinë A, kampionatin italian që ai e njeh mirë, dhe një mundësi e mundshme për të kaluar në Bundesliga

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy