Prishtinë: Sulmohet gjinekologu Afrim Veliu – Policia jep detaje

by informim peje

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e kaluar në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu është sulmuar fizikisht.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur doktori po futej në veturën e tij. Ai është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person ende i panjohur.

banner

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar rastin dhe ka sqaruar se doktori ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor.

“Sipas informacioneve të para, dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë, viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur,” tha Borovci.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje mbetet ende i paqartë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e sulmit. Me rekomandim të prokurorit të shtetit, është iniciuar një rast penal në drejtim të veprës “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy