Imzot Luigi Bianco emërohet Delegat Apostolik për Kosovë

by informim peje

Kryeipeshkvi nga Montemagno i Italisë, Imzot Luigi Bianco, është emëruar Delegat Apostolik për Kosovë dhe Nunc Apostolik në Slloveni nga Papa Leoni XIV, duke lënë kështu detyrën e mëparshme si përfaqësues i Selisë së Shenjtë në Ugandë.

Ky emërim vjen në vazhdën e riorganizimeve brenda Kishës Katolike pas zgjedhjes së Papës së ri, Leoni XIV, vetëm disa ditë më parë.

banner

Imzot Bianco pason në këtë rol Imzot Juliusz Janusz, i cili ishte emëruar Delegat i parë Apostolik për Kosovë më 10 shkurt 2011 nga Papa Benedikti XVI.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, emërimi i një Delegati Apostolik ka karakter thjesht brenda-kishtar, duke qenë pjesë e organizimit të strukturës së Kishës Katolike. Ky rol nuk përfshin funksione diplomatike dhe nuk ndikon në aspekte juridike apo territoriale.

“Misioni i një Delegati Apostolik nuk është i natyrës diplomatike, por i përgjigjet nevojës për të ndihmuar në mënyrë të përshtatshme nevojat baritore të besimtarëve katolikë,” thuhej në njoftimin zyrtar.

Ky emërim konsiderohet i rëndësishëm për forcimin e pranisë dhe shërbimit të Kishës Katolike në rajonin e Ballkanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy