Kallas nuk do të mbajë konferenca të përbashkëta me krerët e vendit në Prishtinë e Beograd, në Shkup del me Mickoskin

by Nexhat

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot nis një vizitë treditore në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të qëndrojë fillimisht në Beograd, pastaj në Prishtinë dhe në fund në Shkup.

Në njoftimin për media nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së, Kallas në Beograd do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut, me ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe ministrin e Integrimit Evropian Nemanja Staroviq, kryetaren Ana Bërnabiq dhe grupet parlamentare të opozitës. Pastaj, Kallas do të zhvillojë takime me studentë dhe organizata të shoqërisë civile.

banner

Pas këtyre takimeve, Kallas e ka në plan një konferencë për shtyp për në orën 13:15 enjten ku do të dalë e vetme.

Njëjtë do të veprojë edhe në Kosovë.

Kallas pritet që të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, ndërsa më pas në Shtëpinë e Europës të enjten po ashtu do të dalë në konferencë vetëm në orën 15:45.

Përfaqësuesja e Lartë Kallas më pas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it Enrico Barduani.

Kur Kallas vizitoi Podgoricën, Tiranën dhe Sarajevën në prill, nuk pati konferenca të pavarura për shtyp apo takime me opozitën. Fjalimet e përbashkëta mediatike u mbajtën me kryeministrat e Malit të Zi Milojko Spajiq dhe atë të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa në Sarajevë ajo mbajti një konferencë të përbashkët me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Njëjtë Kallas do të veprojë në Shkup ku Kallas do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar për 23 maj nga ora 12:10

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy