Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me dy pika kyç në rendin e ditës që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në proceset zgjedhore dhe financimin e partive politike.
Ndër pikat më të rëndësishme është edhe vendimi për ndalimin e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, për të gjitha ato parti që janë dënuar me gjoba nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës së fundit zgjedhore.
Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike ka bërë të ditura shumën e gjobave që do t’u ndalohen këtyre partive nga fondi:
Lëvizja Vetëvendosje: 212,500 euro
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 144,500 euro
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 136,600 euro
Koalicioni AAK-Nisma: 72,300 euro
Sloboda, Pravda i Opstanak: 3,500 euro
Të gjitha këto mjete do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-së, si pjesë e mekanizmit të sanksioneve për shkeljet gjatë fushatës.
Ky vendim pritet të shënojë një precedent të rëndësishëm në raportin ndërmjet transparencës financiare dhe ndëshkueshmërisë në proceset zgjedhore në Kosovë