42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke qeshur me zë kur është pyetur nga gazetarët se pse nuk po e viziton kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, megjithëse ndodhej fare pranë zyrave të kësaj partie.
Një video që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale dhe është publikuar edhe nga Arbresh, tregon momentin kur Kurti i shmanget përgjigjes direkte, por reagimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe: ai qesh me zë dhe vazhdon rrugën, duke mos ofruar asnjë koment për mundësinë e një takimi me Abdixhikun.
Videoja e momentit mund të shihet më poshtë: