Kusari- Lila pas dështimit të seancës: E kemi të paqartë cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë

by Nexhat

Deputetja Mimoza Kusari- Lila ka thënë se e kanë të paqartë “kërkesën e opozitës”.

“E kemi të paqartë cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë, është i qartë se cili është synimi ynë që vijmë secilën herë në kuvend , vijmë për të votuar për të konstituar kuvendin por në situatën aktualë është tërësisht e paqartë se cila kërkesa ose qëllimi i opozitës”, tha ajo.

banner

Ajo shtoi se  “në rrethanën në të cilën jemi është një situatë në të cilën bllokuesit e vetëm janë partitë që sot nuk marrin pjesë në votim”.

Kusari nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si do i bëjnë 61 vota për qeverinë e s’po i kanë për kryetar të kuvendit.

“Duhet të vijmë deri te ajo ditë, që është shumë e thjeshtë të vihet për arsye se ekziston një afat kushtetues, në momentin e konstituimit të kuvendit janë 15 ditë për të ardhur te ajo pikë e cila do të jetë informatë për të gjithë, edhe qeveria edhe përbërja e qeverisë mund të dihet dhe mund të dihet edhe kush janë ata që e votojnë me 61 vota”, tha ajo.

“Po flasim për dy procese, procesi i parë ka të bëjë me konstituimin e kuvendit gjegjësisht me procesin me të cilin ekziston aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese për të cilin ne kemi thënë që nuk është pjesë e marrëveshjes politike, përderisa për përbërjen e qeverisë dhe formimin e qeverisë do bazohet në një marrëveshje politike”, tha ajo.

Ajo ka thënë se konstituimi i kuvendit dhe formimi i qeverisë nuk janë të njëjtat marrëveshje.

“Nuk janë të njëjtat marrëveshje ju lutem mos i bëni përzierje, jemi duke folur për marrëveshje për qeverinë dhe marrëveshjen për konstituim të kuvendit” tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy