22
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur tashmë në Zvicër ku do të zhvillojë vizitë shtetërore.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë nga ana e Presidencës në faqen në Facebook.
Në postim shihet edhe se Osmani është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
‘‘Presidentja Vjosa Osmani arrin në Zvicër për vizitën shtetërore’’, thuhet në postim.