Përdhunimi i zgjedhjeve te 2025 !

by Nexhat

Për këto që shkruaj, miq, as nuk fitoj as nuk humbas, nuk më bën më punë, nuk më hy më në punë as fitorja as humbja e askujt. Është vesi që më bën të shkruaj se shoh se Shqipëria nuk ka ekuilibër politik, po polarizohet shumë dhe krimi po merr shumë pushtet.

Shkruan: Rexhep SHAHU

banner

Zgjedhjet mbaruan por ka ndodhë si asnjëhere në këto tri dekada, fituesi ka frikë të gëzohet, leri budallejtë që rrehin lodra edhe në mortë, dhe humbësi nuk po ndëshkohet moralisht, pasi qeveria në këto zgjedhje u soll si përdhunues, bëri rolin e përdhunuesit si ndaj opozitës si ndaj njerzve të kotarit të saj. Qeveria përdhunoi opozitën, përdhunoi administratën, përdhunoi gratë e burrat e adninistratës, përdhunoi pensionistët, përdhunoi nënësit e shkollave, pqëdhunoi mediat kryesore të vendit, përdhunoi gjithë ishzyrtarët gazetarë tëc qeverisë që lehin nga jashtë vendit për hesap të qeverisë.

12 vjet qeverisje nga Edi Rama me çetën e tij jo me socialistët, janë një histori e pasuksesshme në vendin tone, një histori e përzier me krim e drogë, histori e maskarejve që pati thirrë Edi Rama me shporrë Sali Berishën, por maskarejtë ia futën frenin në gojë vetë Edi Ramës dhe e mbajnë peng. Ani, po i fshehim të gjitha, por i dimë të gjithë rekordet kriminale të zyrtarëve të qeverisë. Në 12 vjet ndodhën shumë mëkate, vjedhje, paligjshmëri, shumë PPP, shumë tendera me cmime e vlera të cmendura. Shumë zyrtarë janë në burg, gjë që dëshmon se është vjedhë këtu nga zyrtarët, por dëshmon se edhe është ndëshkuar krimi, por duket është ndëshkuar me leje dhe me masë. Por populli nuk ngopet në ndëshkimin e tjetrit. Siç nuk ngopet qeveria në përdhunimin e opozitës dhe ndëshkimin e shkatërrimin e opozitarëve. Sic nuk ngopeshin partizanët shqiptare me vrasjen e gjermanëve saqë kur e vrisnin një gjerman, partizanët shkonin dhe e qëllonin sërish me plumb ushtarin e vdekur gjerman, e qëllonin më me shumë trimëri e egërsi…

Siç nuk ngopej Edi Rama me tallje e poshtrim që u bënte turmave socialiste në mitingjet e tij duke përdorë për fat të keq gra e vajza me përgojue Berishën. Si ndjehen ato gra e vajza të përdorura, si ndjehen burrat e tyre, fëmijët e tyre, familjarët e tyre…

Pra në këto zgjedhje nuk pati efekt keqqeverisja 12 vjecare e Edi Ramës, nuk u fol për qeverisjenm e mirë apo të keqe të Ramës, por u fol vec për urrejtje ndaj Berishës, ndaj amerikanit që erdhi të ndihmonte PD, ndaj amerikanit të presidentit Trump. Në këto zgjedhje tallja e kundërshtarit ishte kali i Edi Ramës. Kundërshtari Berisha nuk ia theu hundët, nuk shkëlqeu në thyerje hundësh kur kishte plot mundësi t’i tregonte se nuk ka kënetë në Tropojë.

Ndodhi në këto zgjedhje edhe gjallërimi i antiamerikanizmit të nëndheshëm të komunistëve shqiptarë që si lumë i nëndheshëm e ndihmoi qeverinë Rama. PD kishte marrë drejtues fushate një ekspert të njohur amerikan, por Edi Rama dhe ndjekësit e tij nga frika heshtin puplikisht për preeidentin Trump të cilin Rama e ka quajtë fatkeqësi. Antiamerikanizmi i komunistëve shqiptarë është prezent në Shqipëri dhe në Amerikë. Në Shqipëri e lyejnë e ngjyjnë me Soros e pallavra por antiamerikanizmi është prezent dhe në këto zgjedhje u demonstrua. Kush të dojë ta fshehë e mos ta pohojë, por unë e pashë antiamerikanizmin në zgjedhje.

Sikur 12 vjetshi i drejtimit të Edi Ramës të ishte histori suksedi, ai nuk do t’i fitonte zgjedhjet po të mos i blinte me drithë e me kripë.

Unë mendoja se PS nuk fiton mandat qeverisës, ndonëse parti repart ushtarak, do pakësonte pushtetin por nuk do të sfumohej sepse ka rrjeshtin dhe ka financat pa kufi nga njerzit që i ka pasurue vetë me kushte që ta mbështesin. As PD nuk mendoja se fiton e vetme zgjedhjet, por me gjithë opozitën dhe partitë e reja, mendoja do të merrtnin më dhumë se PS. Mendoja për një rezultat kokë më kokë.

PD mendoja se nuk fiton e vetme se vinte nga nje luftë e egër që ia bënë për ekzistencë për një kohë të gjatë një dekadë, ia mbajtën me një vit burg liderin Berisha dhe PD liderin e ka institucionin më të rendëdishëm se cdo strukturë të saj. PD ia eleminuan senatorët e saj që duam s’duam, i ka patur senator të fuqishëm. PD ia ofruan dhe ofroi një tufë anonimësh me xixa që nuk e dinë se si preket vota me dorë, por mendojnë se votuesi është në Fb e rrjete sociale.

Qeveria nuk dha llogari për asgjë. Rama e përsonalizoi fushatën kundër Berishës i cili nuk ka qenë në pushtet asnjë ditë gjatë 12 vjetve të Edi Ramës, por duket Rama e socialistët nuk shohin askënd tjetër në vendin tonë si kundërshtar serioz vec Berishës. Duket se PD bëri vendnumëro 12 vjet që nga dorëheqja e Berishës në 2013. Dhe fajtor bëhet Berisha edhe pse është gjallë. Edhe sot gjithë socialistët kërkojnë të dorëhiqet Berisha se ia duan të mirën PD.

PS tejkaloi çdo masë në përdhunim të zgjedhjeve, tejkaloi çdo parashikim.

Sot e shoh se i vjen turp prej turpeve që ka bërë, ka vjedhë më shumë se sa i duhet. Ka përdhunue edhe diasporën që në shumicë nuk është socialiste, nuk ka logjikë të jetë socialiste, por këtë ngjyrë ia dha qeveria Rama.

Diaspora që voton qeverinë është e verbër e blerë është si i përdhunuari që e shijon përdhunimin sepse mbron njerzit që ia ka në dorë qeveria këtu.

Përdhunimi pisket kur sheh se të burgosurit votuan qeverinë, ky është alarm, kur sheh se banoret e shtepive të rrezuara votuan pro atyre që ua shembën shtëpitë. Dinjiteti i njerzve përtokë. Vrazhdësia e kryeministrit vrasëse. Ato që nuk i blen qeveria me lekë, i blen me shumë lekë. Mashtrimi I llahtarshëm, banaliteti ekstrem. Njerzit besojnë se të hyjmë në Europë është kaq e thjeshtë, të na pajisë me një pasaportë të BE Edi Rama, prit gomar të mbijë bar. Më dhemb injoranca turmave të Ramës.

Tani pas zgjedhjeve qeveria me gazetarët e saj po zbulojnë dhe akuzojnë shkaktarin e humbjes se opozitës që sipas tyre është Berisha.

Sali Berisha është fitues i madh në këto zgjedhje, frymëzues i madh. Në moshën 80 vjece luftoi dhe fitoi, duke treguar se nje 80 vjecar shqiptar nuk duhette shtrihet e të pshurret në shtrët a në mejhane, shpëtoi Partinë demokratike, që gati po shuhej. PD nuk pati kohë të organizohej te riorganizohej, te zgjidhte strukturat, nuk pati kohe të zgjidhte e te ftonte te zgjedhur, të mos lejonte largimin e askujt, por pranoi të gatuante bukën me miellin që iu ofrua.

PD eshte partia me e goditur, ndaj saj nuk pushon kurre agresioni. Ndaj ajo nuk gjeti kohe nder vite as para ketyre zgjedhjeve te shtrihej si duhet tek njerzit. PD per mua eshte sabotuar dhe e vonuar ne Vlore, Fier, Korce, Elbasan, Durres, Tirane dhe kudo në Shqipëri në organizimin e saj kapilar dhe elitar. E vonuar me u ule me njerzit, me ua kalue fuqine qytetareve jo atyre qe vijne te hyjne ne xhep e ne gji. Vlora nuk besoj se eshte e Hysni Kapos as e oficerave dhe policeve qe ne konmunizem paten pushtuar ministrine e mbrojtjes e ministrine e brendeshme dhe kur kalonin aty pari thonin me ze te larte “ministria tone” qe ta degjonin kalimtaret. Por Vlora nuk eshte me shume e ketyre se sa e mijera vlonjateve qe ka vra e zhduke komunizmi. Askund ne Shqiperi komunizmi nuk ka vra, zhduke e poshtrue me shume njerez se sa ne rajonin e Vlores. Dhe vlonjatet nuk jane rracë viktimash qe e duan xhelatin, nuk jane njerez qe e shijojne perdhunimin. Flas per popullin e Vlores jo per te bleret me ofiqe nga Hysnite apo te bleret me tendera, e brigje deti nga njerzit qe pasuroi nder vite nipi i Vlores, Edi Rama. PD eshte mjaftuar me ata qe i jane ofruar pa u lodhur. PD duhet te ulet rrafsh ne Vlore me qytetarët. Sic duhet te ulet rrafsh ne Fier me lalët – arbëreshët që janë shumica e shtami i vendit pasi camët e kosovarët janë të zotët por nuk janë shumica e vendit. E kështu me radhë kudo. PD i duhen militantët e thekur por edhe intelektualët.

PS fitoi pushtetin, PD fitoi PD, fitoi mbijetesen dhe shpetoi nga individe qe e kane terheqe zvarre dhe në zgjedhje nuk moren as nga njemije vota.

Ish spiunë, ish zyertare përfitues qe enden nëper vend e bote gjuajnë rrufe kunder PD në cdo ekran se ky eshte mision i sigurimit te shtetit ta zhduke PD. Ish zyrtare te PD te eger kunder PD. Nga PD nuk u tregohen bëmat që kanë bërë.

Ata që nuk e duronin këtë PD sic ishte e sic është ikën prej saj, shkuan në subjekte të tjera, krijuan subjektet e tyre, keta janë më të dinjitetshëm se ata që nuk ikin nga PD e duan ta zotërojnë PD me kulisa.

Kategoria më e shëmtuar po na rezulton kategoria e atyre që shajnë e mallkojnë PD e kur dolen vete ne zgjedhje nuk ariten te merrnin as nga nje mije vota dhe ende guxojne flasin ne publik, ende nuk fshihen nga turpi prej vetes se tyre.

Askush nuk merret me veten askush nuk flet asnje fjale per perdhunimin e zgjedhjeve por u fryjne borive kunder Berishes, duan te dorehiqet Berisha, mundesisht duan te mbyllert ne shtepi te mos kete as celular as adrese FB. Dhjetra gazetare qeverie, dhjetra faqe anonimesh nga mengjesi ne darke shkruajne te dorehiqet Berisha, nderkohe qe PD sic eshte ka institucionet e saj, edhe në ditë të keqe ka 50 deputetë, dhe i zgjidh vete punet e saj me kryetarin e saj. Berisha i prish pune sigurimit te shtetit, Berishen e duan ne hell ishsigurimsat, ata e mallkojne dhe akuzojne se Berisha e shembi komunizmin dhe favoret e tyre, pushtetin e tyre.

Nëse Berisha kërkon votë për president kanë të drejtë ta ndëshkojnë me votë, por PD i di vetë punët e veta












banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy