Një person i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “detyrim” është dorëzuar në Policinë e Kosovës në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren është iniciuar plan operativ për kërkimin e personave të dënuar, e 55-vjeçari me inicialet G.SH, është identifikuar dhe lokalizuar.
“Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dje pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh., paraqitet në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, i dënuari është nga Shpenadia e Prizrenit