PRIZREN/ LDK-ja kritikon heshtjen e kryetarit Totaj pas aktakuzës ndaj zyrtarëve komunalë

by Nexhat

Dega e LDK-së në Prizren ka vlerësuar si të papranueshme heshtjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj pas aktakuzës ndaj disa zyrtarëve komunalë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Madje ky subjekt politik ka theksuar se “heshtja e kryetarit Totaj është bashkëfajësi”.

banner

“Para dy dite u bë publik lajmi për ngritjen e aktakuzës ndaj shtatë zyrtarëve komunalë dhe një personi përgjegjës të një kompanie private në Prizren, për dyshime të rënda të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Edhe më shqetësuese është heshtja e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, i cili edhe pas 48 ore, nuk ka marrë asnjë qëndrim publik lidhur me këtë skandal që rëndon mbi institucionin që ai udhëheq”, thuhet në reagimin e Zyrës për informim të degës së LDK-së në Prizren,

Mos reagimi i Totajt, sipas subjektit opozitar, dëshmon se “ai ose nuk e konsideron të rëndësishme transparencën ndaj publikut, ose më keq, ai ka pas informata për veprimet e kundërligjshme të zyrtarëve të tij dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim parandalues”

“Në mungesë të një qëndrimi të qartë, qytetarët me të drejtë pyesin: për kë punon kryetari Totaj? Për interesin publik apo për mbrojtjen e interesave të individëve brenda qeverisjes së tij? Përgjigja, deri tani, është një heshtje që nuk mund të arsyetohet”, thuhet në reagim,

Institucionet e Prizrenit sipas LDK-së nuk mund të funksionojnë me kulturë heshtjeje ose solidaritet me kulturën abuzive të pushtetit.

“Qytetarët e Prizrenit meritojnë transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi”, thuhet në reagim.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe D.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy