Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje merr pjesë edhe Xherdan Shaqiri

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, që është vizita e parë  e një kreu të shtetit kosovar në këtë vend.

Në banketin shtetëror që do të shtrohet do të jetë i pranishëm edhe ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri. Marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës janë të ngushta për arsye historike, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

banner

Ky medium zviceran ka publikuar edhe një fotografi gjatë një dreke sot atje ku krahas stafit të Osmanit shihet edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pas ceremonisë zyrtare, Osmani u përshëndet edhe me diasporën shqiptare, e cila ka dalë për ta pritur atë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shkroi në Instagram ku ajo falënderoi presidenten Federal Keller-Sutter për mikpritjen, miqësinë dhe nderin e saj.

“Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër, e cila fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës, është dëshmi se së bashku po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy