Rrëmbehet një 14-vjeçare në Fushë Kosovë: Katër persona të dyshuar, hetimet në vazhdim

by informim peje

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit, në Fushë Kosovë, ku një vajzë rreth 14-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer nga katër persona të panjohur.

Sipas burimeve të Sinjalit, informacioni për rastin ka ardhur rreth orës 00:30, kur Policia është njoftuar për një dyshim të fortë për rrëmbim. Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Dardania”, Policia ka kontaktuar me nënën e viktimës, e cila ka deklaruar se kishte parë vajzën e saj brenda një veture të dyshimtë.

banner

Kur ajo ishte afruar për ta ndihmuar, vetura është larguar me shpejtësi dhe e ka goditur atë, duke e dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas rreth një ore, vajza e mitur është paraqitur në Emergjencën e Prishtinës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe është intervistuar nga Policia.

Ajo ka deklaruar se katër persona e kishin marrë me forcë në rrugën “Pajazit Islami” rreth orës 00:10, ku ishte prekur në pjesën e qafës dhe duarve, para se të lirohej rreth një orë më vonë. Sipas raportit mjekësor, ajo nuk ka pësuar lëndime fizike.

Policia ka identifikuar veturën e dyshuar dhe Prokurorja kujdestare për të mitur ka autorizuar që rasti të procedohet si vepër penale “Rrëmbimi”. Hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy