Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka shprehur besim të madh përpara finales së Ligës së Evropës që zhvillohet sonte mes Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Në një deklaratë për media, Scholes tha se optimizmi i tij nuk bazohet në analizë taktike apo formë të momentit, por në traditën e klubit nga “Old Trafford”.
“Po, e kam bërë. Asnjë arsye logjike, taktike, përveç historisë së Manchester United, nuk më tregon se ata do ta fitojnë këtë ndeshje sonte,” u shpreh ish-mesfushori
Scholes theksoi se historia e pasur e suksesit të United në ndeshjet e mëdha i jep një ndjenjë pozitive për rezultatin final.
Sipas tij, përkundër formës jo të qëndrueshme të ekipit gjatë këtij sezoni, përballjet e mëdha shpeshherë nxjerrin në pah karakterin e skuadrës
“Tottenham, historia e kohëve të fundit nuk është e shkëlqyer për nga trofetë. Manchester United është ndryshe,” theksoi ai.
“Në këtë drejtim, pres që United të vazhdojë dhe ta fitojë atë,” përfundoi Paul Scholes