Shtyhet seanca për huliganizëm në protesën e 2015-ës në mungesë të njërit të akuzuar

by Nexhat

Në mungesë të të akuzuarit Uran Hasani, ka dështuar të mbahet seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin në rastin ku i njëjti bashkë me katër të tjerë ngarkohen lidhur me veprimet në protestën e vitit 2015.

Në këtë rast, Ylli Hoxha, Premton Iberdemaj, Uran Hasani, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj akuzohen se në tetor të vitit 2015, gjatë një proteste, u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy policëve dhe kishin dëmtuar pronat e disa institucioneve, në vlerë prej 20 mijë eurosh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

Mbrojtësja e të akuzuarit Uran Hasani, avokatja Mejreme Halili ka njoftuar Gjykatën se i mbrojturi i saj për shkaqe shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.

Lidhur me këtë, gjykatësi i rastit, Eroll Gashi tha që në afat prej 10 ditësh, nga ana e avokates duhet t’i dorëzohen Gjykatës raportet mjekësore, dhe të njoftohet i akuzuari Hasani për seancën e radhës. Në të kundërtën, gjykatësi tha se do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim dhe do ta shqyrtojë mundësinë e caktimit të paraburgimit.

Andaj në mungesë të kushteve, seanca është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 24 dhjetor 2015, Premton Iberdemaj, Ylli Hoxha, Uran Hasani, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj akuzohen se më 12 tetor 2015, kanë marrë pjesë në turmën e mbledhur dhe kishin gjuajtur me gurë dhe gjësende të forta në drejtim të policisë, të cilët kishin qenë duke parandaluar rrezikun ndaj qytetarëve dhe duke mbajtur rendin dhe qetësinë publike.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin ndezur kontejnerët e mbeturinave dhe i kishin zhvendosur për gjatë rrugës, pastaj kontejnerët e ndezur i kishin shtyrë në drejtim të kordonëve policore, kishin hedhur koktej të molotovit, ku kishin vënë zjarrin automjeteve zyrtare, kishin gjuajtur gurë dhe gjësende të forta në drejtim të Stacionit Policor Qendra, kishin thyer xhamat e dritareve, kishin dëmtuar kornizat e dritareve, kishin dëmtuar inventarin brenda zyrave, si dhe kishin dëmtuar fasadën e këtij objekti.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kishin djegur një automjet zyrtar dhe kishin dëmtuar 7 automjete zyrtare, si dhe u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore zyrtarëve policorë Pajtim Kryeziu dhe Fahredin Veliu dhe i kishin shkaktuar dëm në vlerë prej 20 mijë euro institucioneve si: Stacionit Policor Qendra, Zyrës së Prokurorit Disiplinor, KQZ-së, Selisë së PDK-së dhe KRM ”Pastrimi”, në Prishtinë

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkon të akuzuarit se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, nga neni 412, par.1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy