“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin e Bogujevcin

by Nexhat

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa grup parlamentar, do ta ftojnë në grupin e tyre.

Sa i përket votimit të kandidates për kryetare të Kuvendit, Kadrijaj përsëriti se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun, përveç nëse propozohen Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

banner

“Ne do t’i votojmë këto dy kandidate. Për kandidatë të tjerë, në fakt, nuk kemi diskutuar, mirëpo në momentin që hidhen në votim këto dy kandidate, ne pa hezitim do t’i votojmë. Nëse ka kandidat tjetër, do të diskutojmë dhe vendosim. Normalisht, nuk votojmë ndonjë figurë e cila nuk është unifikuese”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy