Vizita zyrtare në Bosnje/ Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe përuron Ambasadën Shqiptare: Tirana e Sarajeva, krah për krah për një rajon të paqtë

by Nexhat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete

Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë

banner

Ministri Hasani u shpreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë”.

Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës,” theksoi Ministri Hasani.

Hasani Perurim

Në këtë inaugurim, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Ministri Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy