AKB kundër vendimit të ZRRE-së: Nuk mund ta pranojmë padrejtësinë energjetike – Paralajmërohen protesta

by engel

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e quajtur atë të papërgjegjshëm dhe diskriminues. Në mbledhjen e rregullt të Bordit Udhëheqës, AKB ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit, përndryshe ka paralajmëruar masa protestuese demokratike dhe të vendosura.

Vendimi i ZRRE-së që nga 1 qershori 2025, mbi 1300 biznese të dalin nga furnizuesi universal dhe të kalojnë në tregun e hapur, së bashku me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.10%, ka ngjallur shqetësim të thellë në komunitetin e biznesit.

banner

AKB: Vendimi i njëanshëm dhe i dëmshëm për ekonominë
Sipas AKB-së, vendimi është i papranueshëm dhe i njëanshëm, duke goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë sektorin privat, sidomos prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve vendore, të cilët tashmë po përballen me kriza të njëpasnjëshme.

“Rreth 50 milionë euro shtesë në vit do të paguhen nga bizneset vetëm për energji, kosto që do t’u faturohet në fund qytetarëve të Kosovës përmes rritjes së çmimeve dhe humbjes së vendeve të punës”, thuhet në deklaratën e AKB-së.

Kërkesat e AKB-së:
Shtyrje urgjente për të paktën një vit e zbatimit të vendimit;
Përfshirje e bizneseve në procesin vendimmarrës;
Rishikim i menjëhershëm i tarifave dhe kushteve të tregut të hapur energjetik.

Nëse këto kërkesa injorohen, AKB paralajmëron masa të ashpra demokratike, duke përfshirë:
Protesta të organizuara me punëtorë dhe mjete pune në rrugët kryesore të Kosovës;
Mbyllje të përkohshme të bizneseve;
Shprehje të pakënaqësisë në sheshe dhe para institucioneve shtetërore.

Shahini: Nuk do të lejojmë që energjia të shkatërrojë ekonominë
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaroi se ekonomia vendore nuk mund të trajtohet si eksperiment dhe se vendimet energjetike nuk duhet të kthehen në barrë për qytetarët dhe bizneset.

“Nuk do të mund të lejojmë që politika e energjisë të bëhet barrë për ekonominë vendore dhe konsumatorin e zakonshëm. Ne jemi të vendosur të mbrojmë interesin e bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.”

Në takim morën pjesë përfaqësues të njohur të sektorit privat si Xhevdet Rexhepi (Viva Fresh Store), Haziz Tafaj (Agrokosova Holding), Shkëlzen Jusaj (Petrol Company), Arianit Koci (Koci&Vokshi), Isaku Tusha (IMI COP) dhe Ahmet Kuqi (Solid).

AKB ka bërë të qartë se nuk do të qëndrojë në heshtje përballë një politike që, sipas tyre, rrezikon qëndrueshmërinë e bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy